Disa qytetarë serbë pro integrimit në sistemin e Kosovës e disa kundër

Që nga paslufta institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje për integrimin e serbëve lokal në sistemin kosovar por një integrim i plotë i tyre ende nuk është arritur.

Ndër qytetarë serbë në veri të Mitrovicës shprehën pro integrimit të tyre në sistemin e Kosovës por siç thonë që fillimisht duhet të qartësohet se çfarë nënkupton ky integrim.

“Mendojë se është më e mirë për të gjithë nuk e di çka mendon populli,. Nuk mund të ia plotësosh gjitha dëshirat popullit. Ky është një vend më shumicë serbe, duhet të mësohet gjuha natyrisht, edhe ne duhet ta mësojmë shqipen sikurse ata që e dinë serbishten. Nuk e di gjendja është e keqe nuk di se çfarë të them.”, tha një qytetare.

“Duhet të ndodh duhet”’

“A e dini si? Vërtete duhet të organizohet një referendum, dorën në zemër. Unë tani erdha nga pjesa jugore isha tek miku dhe komuniteti serb duhet të integrohet. Ky është një mocion rreth të cilit mund të ketë manipulime mund te jetë kështu ose ashtu, duhet që gjërat të vendosen në tavolinë, cka është ai integrimi, cka nuk është, pra thjesht të vendosen gjitha gjërat në tavolinë dhe të flitet qartë cka nënkupton integrimi”, tha një tjetër qytetar.
Por ka edhe qytetarë serb që janë kundër integrimit në sistemin kosovar.

“Në këto kushte derisa fashistët atje poshtë sundojnë, jo”

Për ish-ministrin e pushteti lokal Sadri Ferati, integrimi serbëve në sistemin e Kosovës mund të ndodh por që institucionet e Kosovës duhet të punojnë shumë drejt përafrimit të serbëve në këtë integrim.

“Institucionet duhet vazhdimisht te tregoj e vullnetin e mirë dhe të bëjnë veprime pozitive ndërsa sa shpejtë do të integrohen komuniteti serb varet edhe prej atyre vet. Integrimi mund të ndodh atëherë kur fitohet mbi idenë e nacionaliste dhe mbi idenë që komandohen serbët në veri. Duhet të triumfohet mbi atë politik derisa komuniteti duhet t’i shpjegohet se këto jane te drejta te fuqishëm qe garantohet me kushtetutë”, tha Ferati për rtv21.

Analisti dhe gazetari serbë, Branislav Krstiq ndërkaq, thotë se integrimi serbëve në sistemin e Kosovës duhet të bëhet hap pas hapi, por sipas tij ky integrim është vështirë i realizueshëm përderisa në veri ka shtet policor.

“A ka qeveria burime financiare pe rme integru mjë sistem paralele të tërë hë sistemin kosovar buxheti i ks do të ketë ngarkesa nëse serbet aplikojnë për ndihmë sociale kur flasim për integrimin e institucioneve paralele në edukim dhe shëndetësi e kulturë më duket qe ajo do të ketë vija të kuqe për serbet nga veriu pas të cilit do të kemi një stampedo të njerëzve qe do largohem nga ks. Asgjë nuk bëhet menjëherë e me zor e me polici. Ne kemi ë shtet policor ne veri dhe ne këtë drejtim nuk behet integrim”, tha Krstiq

Autoritetet e Kosovës së fundit kanë mbyllur komunat paralele serbe në veri të vendit e disa institucione të tjera që kanë vepruar me sistemin e Serbisë./RTV21/21Media

Back to top button