Kaloni te përmbajtja kryesore

Mihali deklarohet pas intervistimit: Po ndihmoj prokurorin në zbardhjen e së vërtetës

(Lajm i përditësuar)


Mihali deklarohet pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Po ndihmoj prokurorin në zbardhjen e së vërtetës

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, dha një deklaratë të shkurtë pasi  u intervistua sot në Prokurorinë Speciale.

Po për të ndihmuar prokurorin në zbardhjen e së vërtetës”, iu tha ajo para gazetarëve.


Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Dejona Mihalit

Prokuroria Speciale konfirmoi se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

“E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për rtv21.tv


Raportohet se Prokuroria Speciale po e interviston koordinatoren e VV-së Dejona Mihalin

Raportohet se Prokuroria Speciale është duke intervistuar Koordinatoren e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin.

Në media janë publikuar pamje ku shihet Mihali duke hyrë në objektn e Prokurorisë, sipas raportimeve intervistimi i saj ka filluar në orën 09:30.

Portali rtv21. tv ka është në pritje të përgjigjes nga Prokuroria Speciale për të konfirmuar këtë dhe arsyen pse po intervistohet Mihali e në çfarë cilësie./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button