31 persona u vranë, duke përfshirë 3 fëmijë, në sulmin izraelit në Bejrut

Ministria libaneze e shëndetësisë thotë se numri i personave të vrarë në një sulm izraelit në Bejrut të premten është rritur në 31, duke përfshirë tre fëmijë.
Sulmi ajror i Izraelit në Bejrut dje – është i treti këtë vit – vrau dy komandantë të lartë të Hezbollahut dhe anëtarë të tjerë të grupit të mbështetur nga Irani.
Tensionet midis Hezbollahut dhe Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) janë përshkallëzuar që nga e marta, me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant duke thënë se ka hyrë një “fazë e re lufte”./21Media