Zhduken dy fëmijë në Fushë Kosovë

Dy fëmijë raportohet se janë zhdukur në Fushë Kosovë.

Rastin në polici e kanë paraqitur prindërit e tyre.

“Fushë Kosovë / 20.09.2024 – 09:00. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovar/e kanë raportuar se dy fëmijët e tyre meshkuj kosovar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Fëmijët raportohet se janë zhdukur më 20 shtator.

Back to top button