Kurti kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve: Serbia ka humbur betejën me Kosovën, të japë përgjegjësi për Banjskën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke përkujtuar  sulmin e Banjskës përkujtoi edhe Heroin e Kosovës Afrim Bunjkaun i cili ra sot e një vit më parë .

“Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit para një viti rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit të territorial, në mbrojte të rendit publik paqes e të sigurisë, dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës  edhe për popullin e Kosovës por edhe për opionionin publik ndërkombëtar. Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi se Kosova edhe i del zot vetës edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenoje sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anë e mbanë Kosovës është shteti i Republikës Demokratike dhe të Pavarur të Kosovës të cilës i shërbejmë m e nder dhe përkushtim. “, tha Kurti pas homazheve.

Ai po ashtu deklaroi se Serbia ka humbur betejën me Kosovën. Shtoi se po ashtu Serbia është pëtgjegjëse për këtë sulm, derisa kërkoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare që Serbia të japë përgjëgjësi, përcjell portali rtv21.tv

Numri i policëve me kadetët e rinj po rritet, morali i policisë tonë edhe i ushtrisë sonë kurrë s’ka qenë më i lartë, andaj kjo sakrificë ky flijim i rreshterit të policisë, Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për Policinë e Kosovës , për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Duke rënë Afrim Bunjaku nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë, dhe ata bashkë  në betejë bashkë me të nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike , e forcave të cilat ishin të financuara e të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë të cilët kishin më shumë armatim se sa Afrim Bunjaku me shokë ikën me turp i lanë të vrarët dhe të plagosurit e tyre dhe sot shihen nëpër Serbi sepse e dijnë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin tonë dhe me popullin tonë. Me këtë rast duhet theksuar që Serbia është përgjegjëse është përgjegjës andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi.  E në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë. Idealet e dëshmorëve për neve do të jetësojmë e po i jetësojmë ndërkaq kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë e po e përjetësojmë, sot në Banjskë është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga “Afrim Bunjaku”. Lavdu Afrim Bunjakut dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës./21Media

 

 

 

Back to top button