Bajqinovci deklarohet rreth diegies së vilës së tij: U gjetën shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është deklaruar lidhur me zjarrin që përfshiu dje vilën e tij në Komunën e Podujevës.
Ai ka thënë se fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda dhe se dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie
“Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intenzive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt”, ka shkruar Bajqinovci.
Lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimet Lidhur me rastin, Policia ka nisur tashmë hetime.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
“Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin kanë nisur një hetim për rastin” ka thënë Ahmeti dje. /21Media