Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshje për evitimin e imigrimit illegal

Kosova dhe Litanua kanë nënshkruar marrëveshje për evtimin e imigrimit illegal. Kjo u relizua në margjinat e e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York. Nënshkrimi u bë  nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj lituanez Gabrielius Landsbergis.

“Republika e Kosovës dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqëndruar veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria, ekonomia dhe integrimet euroantlantike.

Në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u takua me homologun e saj lituanez, Ministrin Gabrielius Landsbergis, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për evitimin e imigrimit ilegal, përmes ripranimit të personave që qëndrojnë pa autorizim në vendet përkatëse.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë takimit, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për Kosovën, në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin euroantlantik./21Media

Back to top button