Kaloni te përmbajtja kryesore

Kryetari i Zveçanit viziton vendin ku ndodhi shpërthimi, publikon pamjet e dëmëve të shkaktuara

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka vizituar vendin ku mbrëmë pas mesnate ndodhi një shpërthim.

Peci ka dënuar shpërthimin që ndodhi pranë pompës së benzinës Lab-Oil.

“Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një shpërthim pranë pompës së benzinës Lab-Oil. Nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale në objektin e pompës dhe disa vetura. Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin”, ka pohuar Peci në postimin e tij në “Facebook”.

Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falenderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment.

Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin për portalin rtv21.tv, derisa tha se nuk ka të lënduar nga shpërthimi.

Shpërthim në veri

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button