Murati e tregon skemën e re të rritjes së pensioneve

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka publikuar skemën se di do të duket pas rritjes për 20 për qind të pensioneve.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se do të jenë mbi 100 milionë euro shtesë në vit.

Ai tutje ka shkruar se përveç rritjes prej 20%, për familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një familjar dëshmor apo të zhdukur, do të ndryshojë edhe formula e llogaritjes për anëtarët tjerë.

“Nga sa është tash 20% e bazës për anëtarin e dytë, e nga 10% për të tjerët, shtesa do të llogaritet si 50% e bazës për secilin anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur, deri në nivelin e familjes me më shumë se 4 dëshmorë apo të zhdukur të UÇK-së”, ka thënë Murati përmes një shkrimi në “Facebook”.

Kështu do të duket pas 1 janarit 2025 skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe për familjet e të zhdukurve të UÇK-së: 

Back to top button