Të akuzuarit në rastin Banjska nuk e pranojnë fajsinë

(Lajm i përditësuar)
Dy të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk deklarohen rreth fajësisë, një thotë se është i pafajshëm
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e shqyrtimit fillestar kundër tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023. Të akuzuarit Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk u deklaruan rreth fajësisë derisa Dushan Maksimoviq u deklarua i pafajshëm.
Masa të shtuara të sigurisë, para fillimit të seancës për rastin Banjska
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit që ndodhen në paraburgim në Kosovë, duhet të deklarohen lidhur me fajësinë.
Para departamentit Special te Gjykatës Themelore në Prishtinë janë shtuar masat e sigurisë, pasi në këtë gjykatë në ora 09:30 pritet të nis gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.