Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Zveçan

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar në Zveçan një person për “Armëmbajtje pa leje” dhe i është sekuestruar një sasi e armatimit.
Atij i janë sekuestruar një pushkë karabinë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë të Republikës së Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës dhe rreth 100 gramë barut.
Ai është dërguar në mbajtje.
”Të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një (1) pushkë karabinë, një (1) pushkë gjuetie, një (1) pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth njëqind (100) gramë barut. I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orësh”, ka njoftuar Policia./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?