Gjendja shëndetësore e polices së plagosur, flet Naser Syla për RTV21

(Lajm i përditësuar)
Një zyrtare policore është plagosur aksidentalisht nga një koleg i tij në vendin e punës sot në Prishtinë.
Për gjendjen shëndetësore të viktimës ka folur për portalin rtv21.tv drejtori i Emergjncës, Naser Syla.
Ai tha se viktima është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, ndërsa është trasferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm.
Lajmin për plagosjen e zyrtarës policore për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Beka ka njoftuar se arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.
Zyrtarja policore plagoset nga kolegu në stacionin policor në Prishtinë
Një zyrtare policore është plagosur aksidentalisht nga një koleg i tij në vendin e punës të premten në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës për një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor”, ka thënë Beka për portalin rtv21.tv.
Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili sipas Bekës do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).
Tutje Beka ka njoftuar se arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.
“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Beka./21Media