Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dje më 11 tetor.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ishte roje në Parkun Industrial Trepça, dhe i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas u dërgua në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media