Lekaj: S’ka faj Dejona, Kurti po fshihet prapa saj , prokuroria duhet të merret me ta

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj duke komentuar bisedat e koordinatores së VV-së  Dejona Mihali me ish shefin e KEK-ut Nagip Krasniqi i tha RTV21 se Mihali është e dirigjuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ai ia ka dhënë atë fuqi sepse do me mbulu krejt atë që janë tendera dhe nëpërmjet Dejonës e ka gjet rastin që vet me u fsheh e në pah me dalë Dejona”, tha Lekaj.

Ai shtoi se këto mesazhe janë për të ardhur keq se ndodh diçka e tillë.

“Sepse po të kishte një pozitë ekzekutive apo deputete e arsyetojmë por një që është koordinatore e komiteteve me VV është pakuptimtë, e jashtëligjshme dhe prokuroria duhet të merret me ta”, tha Lekaj.

Më tej ai duke iu referuar pushtetit tha se dëshmuan se nuk kanë për të dhënë asgjë të mirë për vendin

“Përpos tenderomanisë dhe asaj korrupsionit që këta kanë ardhë me akuza që i kemi bërë pothuajse ne përpara, dhe mendoj që kanë gabuar sepse për 20 vite është ndërtuar ky vend dhe nuk kanë pasur as një arsye të na akuzojnë, por që këta janë ardh me mashtrime dhe me mashtrime po shkojnë.”, tha Lekaj për rtv21./21Media

Back to top button