Mbyllja e komunës paralele, Policia jep detaje për aksionin në veri

(Lajm i përditësuar)

Mbyllja e komunës paralele, Policia jep detaje për aksionin në veri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin në veri të Mitrovicës. Bëhet e ditur se zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre.

Policia gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për Komunën e Skenderajt.

Lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen.


Policia po e mbyllë komunën paralele në Skenderaj

Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke e bastisur komunën paralele serbe për komunën e Skenderajt që gjendet në veri të vendit.

Për rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se sipas të gjitha gjasave ajo do të mbyllet.

”Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardhë deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajt është aktive në territorin e Mitrovicës Veri. Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në Veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke marrë marr me rastin”, tha Elshani. /21Media

Back to top button