Haradinaj udhëton për vizitë zyrtare në SHBA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare për ShBA, i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, deputeti, Besnik Tahiri.

Siç bën të ditur për portalin rtv21.tv zyrtari për media i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, Haradinaj vizitën e tij do ta fillojë në Chicago, ku do të qëndrojë me ftesë të Universitetit të Chicagos. “Instituti Pearson”, në konferencën e tyre globale, ku do të flasë për zhvillimet në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës që nga liria e deri më sot.

“Po ashtu, Haradinaj në Chicago do të takojë një pjesë të komunitetit shqiptar. Vizitën e tij në ShBA ai do ta vazhdojë në Neë York ku do të pritet nga Federata Panshqiptare “Vatra” dhe do të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan. Gjatë qëndrimit në Neë York, z. Haradinaj do të takojë kongresmen dhe zyrtarë tjerë të shtetit. Vizitën zyrtare z. Haradinaj do ta përmbyll në Ëashington ku do të zhvillojë takime zyrtare në tri institucionet kryesore: Pentagon, Departmentin e Shtetit Amerikan dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.”, njoftoi Xhemaili./21Media

 

 

Back to top button