Vendosen postera të rinj në veri

Mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës janë shfaqur postera me simbolet e Policisë së Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe biskotat popullore plazma.
Rasti për media u konfirmua nga shefi i operatives rajonale në Mitrovicë Veriore, Petrit Fejza, në një përgjigje për
“Po janë vendosur disa pamfleta në vende të ndryshme në shesh. Është një grup i grave të cilat kanë vendosur”, u shpreh ai.
Në postera shihet një pjesëtar i njësisë speciale të Policisë së Kosovës që kërkon një vajzë për plazma në çantën e shpinës, një pastrues me logon e Vetëvendosjes duke hedhur plazma dhe një huligan me plazmë të kripur në dorë.
