Uji në liqenin e Badocit ende me vlera të larta të manganit

Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji s`mund të përdoret për pije dhe zierje.

Zëdhënësia për media e KRU “Prishtina” Arjeta Mjeku për portalin rtv2.tv thotë se është duke vazhduar ende sasia e lartë e manganitë në ujë.

“Po vazhdon që Liqenin e Badocit sikur në ujin e patrajtuar dhe të trajtuar vazhdon të jetë sasia e manganit e lartë. Ende uji i papijshëm. 0.08mg për litër e kemi sasinë e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar ka 0.03mg për litër”, tregon ajo.

Mjeku nga KRU “Prishtina”, thekson se janë duke u pastruar dhe shpërlarë linjat që sjellin ujin që të mos mbetet sasi e manganit.

“Shumë shpejt besojmë do të eliminohet kjo. Jemi duke pastruar dhe shpërlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në mënyrë që të mos mbetet sasi e manganit në tubacione primare dhe sekondare”, tha ajo për portalin rtv21.tv

Tutje ajo tregon vendet të cilat mbeten ende pa ujë të pjshëm nga liqeni i Badovcit.

“Rekomandimi tjetër është nga IKSHPk-ja që ne të sigurojmë ujë për pije dhe përgatitje të ushqimit përmes autobotëve duke filluar nga Badoci i ri, Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, Rruga B, Lagja Bregu i Diellit, Muharrem Fejza. Uji mbetet i papijshëm. Dukuri hemiotermike, ndodh kur ditët janë të nxehta e netët e ftohta. Mangani eshte element kimik dhe jo bakteriologjik, andaj ujin nuk duhet të vlojnë sepse nuk e largojnë manganin nga uji. Por duhet të marrin nga autobotët. Do të marrim masa të tjera që herave të tjera të mos kemi probleme të tilla”, tregon Mjeku. /21Media

Back to top button