Kurti: Buxheti në vitin 2025 pritet të jetë 3.6 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka thënë se buxheti në Kosovë në vitin 2025 projektohet të jetë 3.6 miliardë euro. Këtë deklaratë ai e ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, ku pikë të vetme të rendit të ditës e ka shqyrtimin e Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2025.

“Për të shënuar edhe rekordin historik si qeveri e parë që e përfundon mandatin deri në fund. Vit pas viti kemi pasur rritje dyshifrore të buxhetit. Për vitin 2025 shënon niveli e 3 miliard e 608 milion euro”, ka thënë kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën. /21Media

Back to top button