PSD-ja me aksion para Kuvendit, publikon disa emra

Partia Socialdemokrate (PSD) të enjten ka mbajtur aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ata kanë vendosur një baner në të cilin me shkronja të mëdha kanë shkruar: “NËN HETIM – secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekte të hetimit nga Byroja e Partisë”.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Back to top button