Policia për gjetjen e mjetit të dyshimtë në veturën e Vehbi Kajtazit: Hetimi po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për rastin e gjetejes së një pajisjeje të dyshimtë në veturën e gazetarit, Vehbi Kajtazi.
Policia ka bërë të ditur se pajisja dyshohet që është GPS (Sistemi Global i Pozicionimit)
“Pas pranimi të këtyre informacioneve nga Policia e Kosovës janë ndërmarr veprime të menjëhershme policore, është intervistuar gazetari në fjalë dhe këto informacione (edhe një pajisje/dëshmi që sipas informatave fillestare dyshohet të jetë GPS), janë duke u trajtuar në bashkëpunim me prokurorinë për të sqaruar rrethanat dhe dyshimet e tjera, përfshirë këtu edhe angazhimin e profesionistëve të Policisë së Kosovës që merren me trajtimin e mjeteve apo pajisjeve të dyshimta.”, ka njoftuar policia.
Sipas Policisë, për mbarëvajtjen dhe rezultatet e hetimeve që po realizohen në bashkëpunim me prokurorinë, do të njoftohet me kohë.