Kurti ia uron fitoren presidentes së Moldavisë

Pas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe kryeministri Albin Kurti, e ka uruar Maia Sandun për postin e ri si presidente e Moldavisë.
Në një postim në “X”, kryeministri thote se Kosova mirëpret vendimin e popullit moldav për të zgjedhur rrugën drejt BE-së.
“Urime Maia Sandu, në fitoren tuaj elektorale. Kosova mirëpret vendimin e popullit moldav për të zgjedhur rrugën drejt BE-së. Ne e admirojmë forcën e popullit moldav dhe udhëheqjen tuaj në përballjen me sfidat e këtyre zgjedhjeve. Mezi pres të punojmë bashkë drejt qëllimit tonë të përbashkët për anëtarësimin në BE”, ka shkruar kryeministri Kurti
Congratulations, @sandumaiamd, on your electoral victory. Kosova welcomes the decision of the Moldovan people to choose a path toward the EU. We admire the strength of the Moldovan people and your leadership in facing the challenges of this election. We look forward to working…
— Albin Kurti (@albinkurti) November 4, 2024
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?