Raportohet një tjetër rast i dhunimit, arrestohet një burrë

Një person është arrestuar se e ka dhunuar një grua në Mitrovicën e Veriut
Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Mitrovice Veri / 04.11.2024 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Vetëm ditët e fundit, janë raportuar disa ngjarje të tilla që dyshohet se kanë ndodhur./21Media