Kasapolli: Kemi dëshirë që SHBA të na trajtojë si një fëmijë të llastuar

Analisti politik, Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka thënë se Kosova nganjëherë ka dëshirë që të trajtohet si fëmijë i llastuar nga SHBA-të.

”Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të, ne kemi dëshirë t’i shohim si një rrugë një kahshe, që vetëm presim nga SHBA të na ndihmojë pavarsisht se çfarë bëjmë ne, dhe nganjëherë edhe të na trajtojë si një fëmijë i llastuar me të cilin edhe ia bën qefin nganjëherë”, tha Kasapolli.

Kasapolli tutje ka shtuar se me qeverinë aktuale gjatë ”4 viteve të fundit Kosova nuk i ka dhënë asgjë SHBA-ve në kuptim të ndërtimit të një politike të përbahskët në të gjitha fushatë”.

Back to top button