Hoti: Realizimi i investimeve kapitale të Qeverisë Kurti përgjysmë më i ultë se i qeveritë paraprake

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara.
Hoti ka përmendur projektet sipas të cilit kanë mbetur të pa përfunduara e të tjerat që sipas tij as që kanë filluar.
“Projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës etj. Realizimi i investimeve kapitale të kësaj qeverie është përgjysmë më i ulët se në qeveritë paraprake. Ja historiku i realizimit të investimeve kapitale në disa qeveri:- Qeveria Mustafa (2015-2017) 19%- Qeveria Haradinaj (2018-2019) 18%- Pandemia covid-19 (2020) 9.7% – Qeveria Kurti (2021-2024) 10%.
* Vërejtje: realizimi për 2024 është për 9 muaj, por që nuk e ndryshon analizën në thelb edhe nëse rritet realizimi gjatë muajve të mbetur.”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media