Çitaku: Diplomatët e Kosovës po i bartin mikrofona partisë në pushtet në fushata elektorale në diasporë

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në një intervistë për RTV21 ka thënë se është normlae që subjektet politike të kërkojnë votat e tyre nga qytetarët në Kosovë dhe në diasporë, por siç thotë ajo duhet të ndalet me abuzimet e institucioneve shtetërore për nevoja partiake.

”Eshte normale që subjektet politike të kërkojnë votat e tyre edhe në Kosovë edhe në diapsorë, por se çfarë duhet të mos bëhet, është abuzimi i insititucioneve shtetërore për nevoja partiake, unë vetë kam qenë diplomate dhe kam ndjerë dhembshuri kur kam parë diplomatë të Republikës së Kosovës duke kryer shërbime teknike, duke bartur mikronfa nëper tubime elektorale të partisë në pushtet, për secilin diplomatë e diplomate e kam një kërkesë kujtojne betimin që e keni bërë t’i shërbeni Republikës e  jo partive politke”, tha Çitaku./21Media

Back to top button