Shkollat e Dragashit me mungesë të ngrohjes, nxënësit po marrin me vete nxemëse

Rastet e mungesës së materialeve të ngrohjes nëpër shkolla të Kosovës janë faktorë që ndodhin qdo vitë në shkollat e vendit.
Një prind nga komuna e Dragashit ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë.
Siç thotë faqja lokale “Gjithçka rreth Dragashit”, nxënësi është i shkollës “Fetah Sylejmani” ku pretendon se shkolla ka mungesë të lëndëve djegëse. “Si pasojë e mungesës së lëndëve djegëse në shkollat e Dragashit nxënësit po detyrohen të marrin me vete edhe grealic. Një nga prindërit ka publikuar këto fotografi nga shkolla “Fetah Sylejmani” në Dragash”, thuhet në postim. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?