Nxori flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Isha përgatitur mirë në të gjitha aspektet

Ndonëse i ndaluar përdorimi i simboleve kombëtare në Serbi, Shaip Kamberi e nxori flamurin shqiptar në Kuvend, që për këtë, tha se ishte i përgatitur në të gjitha aspektet, përcjell TV21.
Në Daily Click në TV21, Kamberi tha se kishte dilema, se çfarë nëse ndonjë deputet do të kishte tentuar t’ia merrte flamurin gjë që do të sillte tensione e probleme.
Ai tha se, kishte kërcënime në forma verbale, rrjete sociale e nga mediat proqeveritare por siç bëri të ditur, nuk është se u dha ndonjë rëndësi./TV21