“Trepça” e pushon nga puna edhe një punëtor

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftur se sot i’a ka ndërprerë marrrëdhënien e punës punëtorit me inicialet A.A.
Sipas njoftimit nga “Trepça”, Komisioni Disiplinor sot ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me këtë rast dhe është vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.
Bëhet e ditur se punëtori me inicialet A.A. ka munguar në punë që nga data 02.10.2024.
“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti që nga data 02.10.2024 ka munguar në punë”, thuhet në njoftim.
Pas kësaj, Komisioni Disiplinor ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës ndaj personit në fjalë.
“Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7221 të dt. 20.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.A”, thuhet në njoftimin e “Trepçës.
Kujtomë se Komisioni Disiplinor me datë 15.11.2024 ka pushuar nga puna dy punëtorë nga Ndërmarrja publike “Trepça”, për shkak të shkeljes së rëndë të detyrave të punës.
“Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.F.L, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti që nga data 4.10.2024 ka munguar në punë . Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7139 të dt. 15.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.F.L”, thuhet në njoftim.
“Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.F.G, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti që nga data 30.10.2024 ka munguar në punë. Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7138 të dt. 15.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.F.G”, u tha në njoftim. /21Media