Një i dehur sulmon një zyrtarë policor në Ferizaj

Një i dehur në Ferizaj ka sulmuar një zyrtarë policor të mërkurën.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 20.11.2024 – 04:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka fyer dhe sulmuar zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /21Media