Operacioni “SIM” i Policisë arreston katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë operacionit të koduar “SIM” ka vënë nën pranga katër persona të cilët dyshohen se kanë përdorur kartelat bankarae të shtetasve të ndryshëm, pa autorizim, duke bërë transaksioni dhe blerje online.

Sipas njoftimit, të dyshuarit fillimisht përmes formave të ndryshme kanë arritur të sigurojnë të dhëna elektronike të kartelave bankare, duke përdorur pajisje dhe programe specifike kompjuterike kanë bërë edhe klonimin e kartelave bankare dhe pastaj të njëjtat i kanë përdorur për shërbime të ndryshme, kryesisht Online dhe fizike.

Në komunikatën e policisë bëhet e ditur se janë sekuestruar dy kompjuterë, 10 mijë euro në valuta të ndryshme, tri vetura, disa telefona, pajisje për klonim të kartelave si dhe kartela të zbrazëta me qëllim të klonimit.

Back to top button