Digjen pesë automjete në Prishtinë

Sot, në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Shaqir Igrishta” janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Heruesit policor në koordinim me prokurorin po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button