Fadil Fazliu ende po mbahet në zyrat e EULEX-it

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu me urdhër të Gjykatës Speciale, u arrestua gjatë mëngjesit të së enjtes në shtëpinë e tij.
Fazliu ende po mbahet në zyrat e EULEX-it, ndërsa ende nuk dihet se kur do të transferohet për në Hagë, kështu për portalin rtv21.tv tha djali i tij, Fahri Fazliu.
Tutje, Fahriu bën të ditur se as sot nuk iu lejua të takohej me babain e tij.
Portali rtv21.tv është në pritje të një përgjigje zyrtare nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Të enjten nga Gjykata Speciale u arrestuan edhe ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj dhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj./21Media