Kaloni te përmbajtja kryesore

Zhduken dy vajza për një ditë në Kosovë

Dy persona janë raportuar të zhdukur brenda ditës së djeshme.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një vajzë është larguar nga shtëpia e saj në Klinafc të Klinës, dhe se nëna e saj e raportoi rastin duke thënë se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Ndërsa, personi i dytë i zhdukur u raportua në fshatin Jeshkovë në Prizren, në polici një burrë kishte thënë se vajza e tij u largua nga shtëpia.

Sipas Policisë rastet po hetohen./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button