Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një ukrainas, iu ofroi ryshfet policëve në Vërmicë

Një shtetas i Ukrainës është arrestuar të premten në pikëkalimin në Vërmicë për dhënie të ryshfetit.

Pasi nuk posedoi dokumentet e nevojshme, i dyshuari u ka ofruar zyrtarëve 50 euro që ta lejonin të kalonte.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Ukrainës, pasi që i njëjti në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi, pasi që i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button