Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar mirëpret rënien e regjimit ‘barbar’ të Asadit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer thotë se ai e mirëpret rënien e “regjimit barbar” të Bashar al-Asad.
Kryeministri sot pasdite bëri thirrje për “paqe dhe stabilitet” në vend.
“Zhvillimet në Siri në orët dhe ditët e fundit janë të paprecedentë dhe ne po flasim me partnerët tanë në rajon dhe po monitorojmë situatën nga afër”, shton ai.
“Populli sirian ka vuajtur nën regjimin barbar të Asadit për një kohë të gjatë dhe ne e mirëpresim largimin e tij.” /21Media