Shtatë të mitur përleshen mes veti në Prishtinë, dy prej tyre dërgohen në mbajtje
Shtatë të mitur janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, për shkak te të njëjtit ishin përleshur mes vete.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:15.
“Janë shoqëruar në stacionin policor shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përleshur në mes vete. Tek dy të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy thika”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /21Media