Ligjet përplasin pushtetin me PDK-në

Miratimi i 20 ligjeve nga pushteti në një seancë maratonike javën e kaluar pa praninë e opozitës, ka përplasur atë me Partinë Demokratike të Kosovës e cila ka paralajmëruar dërgimin e këtyre ligjeve në Gjykatë Kushtetuese.
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka thënë se më këtë veprim të PDK-së dëshmohet qartë përpjekja e saj për të ndalur hovin e avancimit dhe zhvillimit të shtetit.
Bislimit i reagoi PDK-ja. Deputetja, Blerta Deliu tha se PDK-ja ka qenë prijëse e zhvillimit të Kosovës duke e cilësuar deklaratën e Bislimit si tendencioze. Sipas saj, shkeljet në miratimin e këtyre ligjeve janë panumërta.
“Nuk është e habitshme që kjo deklaratë vjen nga ai. Shpesh ka pasur deklarata të tilla të pamatura. Bislimi duhet të ketë përgjegjësinë e balancuar, të jetë më I matur sepse PDK-ja ka qenë prijëse e zhvillimit të Kosovës. Të gjitha projektet më të rëndësishme….janë bërë sa ne kemi udhëhequr me vendin. Për ne është me rendësi që ky vend të ecë përpara, Kosova të zhvillohet. Qeveria ne vend qe ta mbyllë këtë mandat te saj me projekte konkrete s’ka asnjë projekt. Më mirë se sa të merret me PDK-në z. Bislimi duhet te merret me përgjegjësinë e tij, me llogaridhënien ndaj qytetarëve që sot i kanë lënë te braktisur, pa zhvillim të izoluar ne me sanksione. Ka shkelje të rregullores, procedura të përshpejtuara shkelje e kushtetutës dhe shkelje e mandatit të lirë të deputeti si i zgjidhuni i popullit. Besoj qe gjykata do të ketë përgjigje pozitive ndaj degradimit të mëtutjeshëm të legjislacionit”, tha Deliu për RTV21.
Në partinë në pushtet ndërkaq e mohojnë se ka pasur shkelje në procedurën e miratimit të këtyre ligjeve. Sipas deputetit Adnan Rrustemi, halli i PDK-së është tek Ligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
“Kjo sjellje e tillë është një lloj revanshi ndaj vetë qytetarëve duke oe fuar progresin zhvillimin dhe avancimi e shtetit të Kosovës por unë i kuptoj, ata hallin e kanë tek një ligj i vetëm që Ligji për Byronë. Ata e kanë vonuar shtatë tetë muaj gjatë këtij mandati duke e dërguar në gjykatë tani po duan të bëjnë përsëri. Ne jemi të bindur se s’ka asgjë antikushtetuese në këtë ligj. Kemi marrë për bazë rekomandimet e Venecias dhe gjetjet e Gjykatës Kushtetuese për tri nene dhe presim që të fillojë zbatimi i saj dhe të fillojë edhe verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme. Prandaj PDK me një veprim e tillë të paprecedent duke dërguar 20 ligje në kushtetuese e që hallin e kanë tek ai për byronë është një tendencë për ti ikur konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme dhe për ta penguar progresin e shtetit” , tha Rrustemi.
“LVV e cila e udhëheqë për katër vite e cila udhëheq për katër vite të mandatit ka pasur gjithë pushtetin e saj që të merret me këtë ligj dhe zyrtarët e korrusptuar që i ka proklamuar s aishte në opoZitë dhe s’kanë qenë të zot ta bëjnë asnjë lëvizje…”, tha Deliu.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi ndërkaq thonë se miratimi i ligjeve në procedurë të përshpejtuar është praktikë e dëmshme.
“Kjo praktikë është negative dhe krijon përceptimin se këto ligje sidomos ai për Byronë janë duke u përdorur për qëllime elektorale”.
Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligji dhe për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, Ligji për gjykatën administrative janë vetëm disa nga ligjet të cilët u miratuan me procedurë të përshpejtuar të enjten e kaluar./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?