Policia kryen dy bastisje në Zubin Potok, konfiskohen paisje ushtarake

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në detyrë sot në dy lokacione në Zubin Potok.
Këtë e ka konfimuar për portalin rtv21.tv zëvendësdrejtori për veriun, Veton Elshani, Ai ka thënë se ka një person është duke u intervistuar si i dyshuar dhe një tjetër pritet të intervistohet.
“Kemi bërë dy bastisje në Zubin Potok, njëra në Varagë. Kemi konfiskuar një unoformë usbtarake, pushkë gjueti e jelek antiplumb. Tashmë një person tani është duke u intervistuar e më pas do ta intervistojna dhe një tjetër. Personat po intervistohen nën dyshimin e përvetësimit te detyrës”, ka deklaruar Elshani./21Media
