Flasin nga QKUK për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit

(Lajm i përditësuar)
Dy persona po trajtohen në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga lëndimet e marra nga shpërthimi i një bombole gazi në një autolarje, ngjitur me një pompë të derivateve në lagjen Veternik të Prishtinës.
Mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente, Nerxhivane Kadriu për kp tregon se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë dhe se trajtimi i tyre po vazhdon.
“Stabil janë aktualisht. Ende nuk i kemi kryer të gjitha. Pa u përfunduar rasti nuk mund të them është i lënduar aty e më pas të del edhe diçka tjetër. Po, jashtë rrezikut për jetë janë”, tha Kadriu.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ardhur Policia e Kosovës, derisa tashmë personat e lënduar janë dërguar me ndihmë të shpejt në Klinikën Emergjente për të marrë trajtim mjekësor.
Shpërthen bombola e gazit, dy të lënduar në Veternik
Një bombol gazi ka shpërthyer në një autolarje, ngjitur me një pompe të derivateve në Veternik të Prishtinës, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Njëri i cili është në gjendje më të rëndë, në bazë të uniformës që kishte veshur, KosovaPress, e ka identifikuar si punëtor në këtë autolarje, ndërsa personi tjetër i cili është më pak i lënduar, nuk dihet nëse është punëtor në këtë autolarje apo jo.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ardhur Policia e Kosovës, derisa tashmë personat e lënduar janë dërguar me ndihmë të shpejt në Klinikën Emergjente për të marrë trajtim mjekësor.