Plagosje me armë zjarri në Podujevë

Një person është plagosur me armë zjarri nga disa të panjohur të enjten në Podujevë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Ndërsa lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.

“Tretman mjekësorë ka kërkuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte plagosur me armë zjarri nga person/a të dyshuar të pa njohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24 orësh./21Media

Back to top button