​Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në mëngjes IHMK ka parashikuar kushte për mjegull, kryesisht në ultësira.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja”, thuhet në njoftim.

Back to top button