“Afro një mijë” dyshohet se kanë vdekur në ishullin francez pas ciklonit

Disa qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në ishullin francez të Mayotte, në Oqeanin Indian, pasi një ciklon solli shpejtësi të erës prej 225 kmh.
Prefekti i ishullit thotë se numri i të vrarëve do të arrijë “afro një mijë apo edhe disa mijëra”.
Ministri i Brendshëm francez po udhëton për në ishull, së bashku me 160 zjarrfikës dhe ushtarë.
Mayotte është një nga pjesët më të varfra të Francës, me shumë nga 300,000 banorët që jetojnë në qytete të barakave.
Një banor thotë se “pa një lagje të tërë të zhdukej”./21Media