Osmani: Me krenari e themi se Kosova është vendi më proamerikan në botë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalim në U.S. Naval War College, në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Osmani ka njoftuar se sot ka folur para qindra pjesëtarëve të forcave detare, shumë prej të cilëve kishin shërbyer në vitin 1999 gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se është mirënjohëse ndaj Sekretarit amerikan të Marinës për ftesën, derisa ka publikuar video nga fjalimi.
“Sot, në U.S. Naval War College, para qindra pjesëtarëve të forcave detare, shumë prej të cilëve kishin shërbyer në vitin 1999 gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë, dhe shumë të tjerë si studentë sot e kontribues për paqen dhe sigurinë globale nesër. Jam mirënjohëse ndaj Sekretarit amerikan të Marinës për ftesën që të flas sot në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ka shkruar Osmani.