Kosova ekstradon në SHBA një të dyshuar për një vrasje në Bronks më 2006

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar se autoritetet kosovare e ekstraduan javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara një të dyshuar për vrasje në një rast 18-vjeçar të vjetër.
“Javën e kaluar, ne e shfrytëzuam traktatin për ekstradim mes SHBA-së dhe Kosovës për ta dërguar një të pandehur nga Kosova në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me gjykim”, shkroi Hovenier në X.
Ai i falënderoi autoritetet kosovare për ndihmën që ia ofruan SHBA-së në këtë rast.