Presidentja e Sllovenisë arrin në Kosovë, pritet nga zëvendëskryeministrja Rexhepi

(Lajm i përditësuar)

Presidentja e Sllovenisë arrin në Kosovë, pritet nga zëvendëskryeministrja Rexhepi

Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, sot ka arritur në Kosovë, ku në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, është pritur nga zëvendëskryeministrja e qeverisë së Kosovës, Emilija Rexhepi, e cila ka postuar foto në ‘Facebook’.

Presidentja e Sllovenisë sot e nesër në Kosovë

Presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror slloven në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia ka njoftuar se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurta kohore, në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Back to top button