Ministria e Mbrojtjes për RTV21: Është e pavërtetë se Kazerma “Adem Jashari” ka mbetur pa rrymë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu ka thënë se ka informacione që kazerma “Adem Jashari” është pa rryme 6 orë në ditë.

Lidhur me këtë portali rtv21.tv ka dërguar pyetje Ministrisë së Mbrojtjes.

Zëdhënësja e kësaj ministrie Liridona Gashi e ka mohuar deklaratën e Deliut.

Gashi për portalin rtv21.tv tha se është e pavërtetë që kazerma ka mbetur pa energji elektrike.

“Nëse deputetja e nderuar e ka pasi pasur fjalen per kazermen pasi pjesetaret e FSK-se nuk jane prodhim i kompanise Tesla, është e pavërtetë që kazerma ka mbetur pa energji elektrike”, tha Gashi. /21Media

 

Back to top button