Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Gj.Gj dhe Z.A., për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit më 25 qershor të 2023-s në një fshat në Gjakovë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave B.I. dhe H.I.

Përmes kominikatës së Prokurorisë bëhet e ditur se ky rast ishte shkaktuar si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të përfshirëve.

Back to top button