Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë

Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për vjedhje.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192″, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media