Qytetarët mund të heqin dorë nga shtesa 100 euro, Murati: Disa deputetë të opozitës do të jenë të parët

Qytetarët që nuk kanë nevojë për shtesat e fundvitit prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë, mund të heqin dorë nga to duke plotësuar një formular online. Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook Ministri i Financave, Hekuran Murati,
“Secili që dëshiron të heqë dorë nga përfitimi mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në platformën online,” ka shkruar Murati.
Më tej ai ka ironizuar me debutetët e opozitës “duke shprehur bindjen” se ata do të jenë të parët që do ta plotësojnë .
“Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim: https://see.rks-gov.net Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë . Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular.”, ka shkruar Murati
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet.